Liberalizimi i vizave s’vlen për mbajtësit e pasaportave serbe

10 months ago 34
19:34 02/01/2024

Njohja e dokumenteve serbe vetëm pas miratimit nga Parlamenti dhe Këshilli i BE-së

Liberalizimi i vizave hyri në fuqi për qytetarët e Kosovës, por sipas BE-së lëvizja e lirë është e pamundur për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Departamenti i Koordinimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Nga Brukseli konfirmohet se Parlamenti dhe Këshilli i BE-së duhet të bien dakord për një vendim të tillë dhe procedura është në vazhdim e sipër.

“Pasi miratohet propozimi i dërgohet Grupit të Punës për Vizat, pas së cilës kërkohet konfirmimi nga Parlamenti Europian dhe hapi i fundit i procesit është miratimi në Këshillin e Ministrave”, thuhet mes të tjerash.

Komisioni Europian propozoi heqjen e vizave edhe për qytetarët që kanë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, por çështja mbetet ende në proces.

Ky propozimit i Komisionit Europian për njohjen e pasaportave të lëshuara për qytetarët serbë të Kosovës nga Beogradi është kundërshtuar nga qeveria në Prishtinë, e cila i kërkoi BE-së ta rishqyrtojë propozimin.

Vendimi për liberalizmin e vizave hyri në fuqi pas një pritje të gjatë, ku Kosova plotësoi jo vetëm kërkesat e ashpra të shteteve anëtare të BE-së, por gjithashtu u ndikua nga mosmarrëveshjet e brendshme politike.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article