Liderët e NATO-s: Ballkani Perëndimor kërkon vëmendje të vazhdueshme

1 year ago 24
Reklamë

Ata vlerësuan se Ballkani Perëndimor kërkon vëmendje dhe përkushtim të vazhdueshëm nga NATO-ja dhe komuniteti ndërkombëtar për t’u përballur me këto sfida.

“Vlerat demokratike, shteti i së drejtës, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të një rëndësie jetike për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik. Ne presim përparim të vazhdueshëm në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e udhëheqësve të 31 vendeve të NATO-s.

Ata i bënë thirrje Serbisë, e cila ka status neutral sa u përket aleancave ushtarake, që të angazhohet në mënyrë konstruktive me NATO-n dhe fqinjët e saj.

Vlerësohet se forcimi i marrëdhënieve NATO-Serbi do të ishte në dobi si për aleancën, ashtu edhe për Serbinë dhe gjithë rajonin.

Udhëheqësit e NATO-s thanë se mbështesin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe i ftuan palët që ta shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen në mirëbesim, drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike.

Ata, gjithashtu, dënuan dhunën në veri të Kosovës, si dhe “sulmet e paprovokuara ndaj ushtarëve të NATO-s, të cilët pësuan lëndime të rënda”.

“Ne e kemi rritur praninë e trupave të [misionit të NATO-s] KFOR për t’iu përgjigjur tensioneve të përsëritura. Çdo ndryshim në pozicionin e forcave tona në KFOR, do të bëhet në bazë të kushteve”, thuhet në dokumentin e udhëheqësve të NATO-s.

Në pjesën për Bosnje e Hercegovinën, ata thanë se mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi dhe u bënë thirrje liderëve politikë që të përmbahen nga retorika dhe veprimet përçarëse dhe secesioniste. /REL

Read Entire Article