Liderët e rajonit mblidhen në Slloveni! Rama ulet pranë Kurtit

1 year ago 25
Reklamë

Në një darkë pune të organizuar nga kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, liderët e rajonit janë mbledhur në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bled, i cili zhvillohet nesër

Në një video të postuar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, shihen liderët duke u përshëndetur dhe shtrënguar duart me njëri tjetrin. Pas fotos ata ulen për të darkuar të rrethuar nga mediat. Dritan Abazovic shkruan se darka u organizua nga kryeministri i Sllovenisë dhe presidentin e KE, Charles Michel.

Të pranishëm janë gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo si dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Në tavolinë, Rama shihet i ulur pranë Kurtit por në asnjë moment të videos nuk janë parë duke biseduar me njëri tjetrin.

Top Channel

Read Entire Article