“Lidhjet e ish-pushteteve me Vuçiqin e Radoiçiqin”/ Veprimtari shqiptaro-amerikan i dërgon një mesazh opozitës: Turpi mbi ju!

2 months ago 18
Reklamë

Veprimtari shqiptaro – amerikan dhe anëtari i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Hafiz Shala e konsideron si mjaft të suksesshme paraqitjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shala i ka komentuar këto zhvillime në një bisedë me gazetën “Bota sot”.

Dy figurat e udhëheqjes aktuale të Republikës së Dardanisë, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, secili/la veç e veç, e përfaqësuan Republikën e Dardanisë në mënyrën më brilante si asnjëherë në parë.

Presidentja Vjosa Osmani e ftuar nga Sekretari Blinken në vigjiljen e 75 vjetorit të themelimit të NATO-s dhe rroli i grave në kuadër të sajë, që është një mirënjohje e lartë për shtetin dhe popullin e Republikës dhe, Kryeministri Albin Kurti mysafir në televizionin CNN ndërkombëtar bashkë me Gjeneralin Wesley Clark me katër yje komandant i NATO-s më doajenin e gazetares më përmasa botërore, Christiane Amanpour, duke e përshkruar aktin human për shpëtimin e shqiptarëve nga shfarosja e ushtruar nga regjimi klero-fashist nën urdhrat e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, ku Serbia nga e OKB-ja u shpall shtet gjenocid me rastin e masakrave kolektive në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

Gjenerali Wesley Clark dhe Kryeministri Kurti, shprehen shqetësimet e tyre për një skenario të radhës nga ana e Serbisë sipas direktivave të Putinit i cili, me qellim që të hap fronte të reja duke e tërhequr vëmendjen nga Ukraina për ta bartur atë në Ballkan respektivisht në Dardani dhe në B e H me qellim të krijimit të Serbisë së madhe”, ka theksuar ai.

Image

Hafiz Shala

Nga ana tjetër, veprimtari ka kritikuar opozitën në Kosovës e cila paralajmërimet e Kurtit dhe të gjeneralit Clark i ka quajtur populizëm.

Ai ka thënë se Kurti e Clark duhet të përgëzohen për paralajmërimet.

Ndërsa, opozita miope e komprometuar dhe e frustëruar për të ardhur në pushtet pas gjithë asaj që i sollën këtij populli duke e vjedhur pa mëshirshëm dhe duke falë territore, paralajmërimet e Kryeministrit, i quajnë populizëm dhe fushatë elektorale.

Unë do të thosha, turpi mbi opozitën kur është fjala për Serbinë ndërsa, udhëheqjes aktuale, përgëzimet për artikulimin e bindshëm rreth rrezikut i cili po kanoset nga ana e Serbisë.

E paramendoja se si do ta paraqitnin situatën aktuale ata të cilët ishin në pushtet për 20 vite të cilët i merreshin direktiva nga Vuqiqi apo e vizitonin Radoiçiqin në orët e vona të natës, për të ardhur në krye të qeverisë”, ka thënë Shala.

Dardania, emër me të cilin Shala i referohet Kosovës, sipas tij mburret me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Krye-parlamentarin Glauk Konjufca.

Më tej, ai rikujtoi edhe veprimet e LDK-së, duke theksuar se nëse do të ishte gjallë presidenti Rugova do të mburrej me presidenten Osmani.

““Po të ishte gjallë Presidenti Rugova, do të mburrej me Vjosën e cila ia ktheu foton në zyrën e saj në Presidencë bashkë me flamurin e Dardanisë e jo t’ia largojë nga vendi i nderit në lokalët e LDK-së duke e vendosur në karrige diku në margjinat e atyre lokaleve.

Për turpin dhe korinë e LDK-së e ftuan mysafir nderi Edvin Kristaq Ramën tradhtarin në damkë dhe anti dardanin e pro-serbin i cili hapur është rreshtuar në anën e Rusisë-Serbisë.

Kjo na qenka “rruga e re” e LDK-së?

Si të tillë, populli shqiptar i Dardanisë, është më juve”, përfundoi veprimtari shqiptaro-amerikan.

Read Entire Article