“Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën”, eksperti flet për zhvillimet e fundit në NATO – jep parashikime të mira

2 months ago 14
Reklamë

NATO-ja, me misionin e saj paqeruajtës KFOR, është e pranishme në Kosovë që nga fundi i luftës më 1999. Nën vëzhgimin e saj, shtatorin e kaluar ndodhi një sulm i armatosur në fshatin Banjskë - pjesa veriore e Kosovës - ku grupe të armatosura të serbëve sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një polic dhe duke rritur shqetësime për sigurinë rajonale.

Vetëm pak muaj para atij sulmi, po në veri të Kosovës, grupe serbësh u përleshën me pjesëtarë të KFOR-it, në protestat kundër kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe.

Javën e kaluar, në krye të aleancës ushtarake u emërua sekretari i ri i përgjithshëm, Mark Rutte. Rutte, i cili për 14 vjet shërbeu si kryeministër i Holandës, është i njoftuar nga afër për situatën në Kosovë.

E në lidhje me këtë emërim, në një prononcim për “Bota sot” eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Së pari, ai mirëpriti ndryshimet në NATO, derisa tha se këto zhvillime të reja, pritet të ndikojnë pozitivisht për Kosovën.

Image

Bedri Elezi.

Madje, theksoi ndikimin e Ruttes dhe miqësinë e tij me shtetin tonë.

“Ndryshimet aktuale në aleancën veri-atlantike të NATO-s, aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë, mund të konsiderohen edhe si zhvillime të reja se i përket proceseve që Kosova ka në lidhje me anëtarësimin e saj në këtë familje. 

Ne jemi të vetëdijshëm se Forca e Sigurisë të Kosovës është duke punuar ngushtë me NATO-n, në programe të ndryshme dhe projekte të ndryshme, që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, që e njëjta në të ardhmen, të mund të jetë e gatshme, e përgatitur për të qenë pjesë e kësaj familje më të fuqishme në botë, sa i përket sigurisë.

Së fundmi, ne e kemi arritur që të kuptojmë se në krye të NATO-s, tanimë është emëruar kryeministri i Irlandës, Mark Rutte, si shef i ardhshëm i NATO-s, i cili mund të themi se ka një potencial të jashtëzakonshëm politik dhe se ka gjithashtu një mundësi, që të mbështesë akoma proceset e NATO-s, e sidomos e tek programet që kanë të bëjnë me zgjerimin e saj, ku Kosova është një nga vendet që NATO ka në plan mbështetjen e proceseve dhe programeve integruese”, deklaroi ai.

Gjithashtu, Elezi potenocoi si emërimi i një miku si Rutte, duke shpresuar se do të ndikojë pozitivisht në progresin për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Mund të themi se ardhja në krye të NATO-s, të një të Kosovës, i cili ka pasur një qasje të vazhdueshme pozitive sa i përket integrimeve apo programeve dhe proceseve integruese të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, qofshin ato të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, dhe se i njëjti ka gjithashtu një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shtetet e Bashkuara, si sponsorizuesi kryesor i NATO-s dhe njëkohësisht shteti i cili ka ndikimin më të fuqishëm tek kjo aleancë e sigurisë.

Do të thotë, zoti Rute, besojmë se do të ketë mundësi që të ketë një komunikim më të drejtpërdrejtë me anëtarët e NATO-s, të cilat sigurisht që duhet të japin vlerësimet e tyre personale dhe njëkohësisht rekomandimet për të pasur një progres pozitiv, në mënyrë që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë më parë anëtare e kësaj familje”

Krahas kësaj, eksperti shpreson që MM dhe qeveria jonë, ta shfytëzojnë mundësin sa është Rutte në krye të NATO-s, për anëtarësimin e Kosovës.

Ai përmendi dy arsyjet se pse vendi jonë duhet të jetë sa më shpejt pjesë e kësaj aleance.

“Ne presim që Kosova dhe përfaqësuesit e saj, sidomos Ministria e Mbrojtjes, në përgjithësi Qeveria e Kosovës të shfrytëzojë nga rasti që tani e kemi në krye të NATO-s, një mik i cili me përkushtimin e tij dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe shteteve tjera, anëtare të NATO-s, të cilat në vazhdimësi kanë ndarë mendimin dhe kanë mbështetur Kosovën që të bëhet anëtare e saj për dy arsye: e para se në Kosovë ka një marrëdhënie të fuqishme NATO, përmes KFOR-it, i cili ka mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës në të gjitha proceset integruese dhe po ashtu në programet ushtarake. Dhe, e dyta se Kosova është një vend nga ku NATO mund të ripozicionohet si anëtare e saj dhe se është një terren që ka punuar NATO një kohë të gjatë përmes KFOR-it.

Prandaj, janë këto dy arsye të mjaftueshme që tanimë udhëheqësi i NATO-s të ketë një fokus më të veçantë, që të shkëputë ndikimin e Serbisë në këtë zonë tejet të rëndësishme për NATO-n, e cila mund të konsiderohet si një zonë e sigurisë së NATO-s dhe po ashtu një mundësi që NATO ka treguar dhe mund t'ia tregojë një performancë si strukturë dhe aleancë për të ofruar siguri gjithë anëtarëve të saj”.

Në fund, përmendi edhe situatën e sigurisë si dhe përpjekjet e shteti serb për ta tensionuar situatën në Kosovë dhe rajon.

“Në këtë rast, duke marrë në konsideratë edhe situatën e sigurisë në vend, e sidomos përpjekjen e Serbisë për të destabilizuar Kosovën dhe njëkohësisht mbështetja që i vjen nga Rusia me qëllimin e vetëm për të dëmtu apo për të pengu përpjekjet e NATO-s për integrimin e shteteve ballkanike. Mendoj që fokusi i udhëheqësit të ri të NATO-s do të jetë në Kosovë. Kështu, Kosova duhet të shfrytëzojë maksimalisht këtë qasje që ka NATO, më saktësisht që do të ketë shefi i ri i saj për të qenë sa më shpejtë në kryerjen e detyrave për kërkesat që NATO ka në raport me Kosovën në zbatimin e të gjitha programeve që janë kërkesa të vazhdueshme dhe parime të NATO-s për qenë më pas edhe anëtare e saj. Njëkohësisht për të sjellë një siguri mund të themi edhe për vende të cilat tanimë vetëm janë anëtare të NATO-s dhe se mund ta shohin Kosovën si një zonë të rëndësishme të shtrirjes së bashkëpunimit në të gjitha fushat”, përfundoi Bedri Elezi për “Bota sot”.

Read Entire Article