Komisioni i Ligjeve miratoi me 19 vota pro dhe 1 kundër (Enkelejd Alibeajn) ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës.
Alibeaj duke sqaruar votën kundër tha se ai nuk mund të pranojë që emigrantët shqiptarë të trajtohen si kavie.
“Serioziteti e kërkon që vota të garantohet në mënyrë efektive dhe ky dokument, produkt i një pazari, nuk e garanton. Vota e diasporës, sipas këtij varianti, është njëlloj si të varësh mëlccitë në qafën e ujkut, ju po ia varni votat në qafë Edi Ramës”, tha Alibeaj.
Në variantin e miratuar janë përfshirë edhe propozimet e Adriatik Lapajt.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb