Ligji për komisionet parlamentare/ Meta: Tmerri i Edi Ramës të japë llogari, qëllimi është korrupsioni

9 months ago 8
13:27 19/01/2024

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se të gjitha institucionet e shtetit janë kapur nga Kryeministri Edi Rama.

“Jemi në një situatë tërësist reale dhe aspak imagjinare të paralajmëruar prej kohësh nga ish-Presidentit, në atë të kapjes totale të shtetit dhe të zerimit të pavarësisë së çdo institucioni të pavarur. Kemi përjetuar momente aspak imagjinare por tërësisht reale pasojat e të cilave po i vuasn vendi sot dhe do t’i vuajë për një periudhë të paparashikuar. Nuk ka qenë imagjinar betimi tek noterja te Lana i një kandidateje për anëtare të Gjykatës Kushtetutese. Nuk ka qenë imagjinar kapja e gjithë sistemit të drejtësisë”.

Duke komentuar dekretimin e Presidentit Begaj për ligjin e komisionet hetimore parlamentare, Meta tha se ligji i miratuar tregon synimin e qeverisë për korrupsion dhe se nuk jep llogari.

“Lidhur me vendimin e Presidentit të Republikës, nuk kam asnjë arsye të flas si ish-president. Por është një fakt që një nga arsyet kryesore të kësaj krize madhore ku ka hyrë politika është pikërisht tmerri i Edi Ramës dhe mazhorancës nga llogaridhënie të cilën e garanton Kushtetuta, të cilën e minonon përfundimisht ky ligj që tregon vendosmërinë e qeverisë për të pasur një qëllim madhor, korrupsionin galopant”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article