Ligji për studentët e Mjekësisë, Rama: Absurd pezullimi që i ka bërë Gjykata Kushtetuese

10 months ago 26
18:34 24/11/2023

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, ka folur edhe për çështjen me studentët e Mjekësisë lidhur me ligjin që i ndalon studentët të ikin jashtë pa mbushur 5 vite të qëndrimit në Shqipëri.

Rama u shpreh se pagesa që bëjnë studentët e Mjekësisë në vendin tonë është qesharake duke e krahasuar me vendet e tjera. Kryeministri u shpreh që studentët e Mjekësisë do të duhet t’ju shërbejnë disa vite këtyre taksapaguesve që kanë paguar për studimet e tyre.

“Gjëja që diskutuam sot është që si ka mundësi që studentët e Mjekësisë nuk kuptojnë që sa e thjeshtë dhe se sa e pa diskutueshme është që merr falë kontributit të të gjithë taksapaguesve një arsim që ty të kushton shumë herë më pak sa i kushton shtetit dhe vë në diskutim që për disa vite ti do t’ju shërbesh këtyre njerëzve që paguajne taksat për ty, prindërve të tyre që janë gjyshër e gjyshe që kanë nevojë për shërbim në spital nga ty dhe jo të marrësh diplomën dhe të shkosh më vrap në Gjermani. Kjo është e paimagjinueshme! Dhe pse? Për një arsye shumë të thjeshtë.

Pavarësisht se universiteti jonë nuk është i rankuar zyrtarisht në nivelin e universiteteve gjermane praktika ka treguar që është një universitet që nxjerr profesionistë të besueshëm, ata e dinë këtë dhe i pranojnë. Mirëpo ai shoku gjerman atje ka paguar në mënyrë maramendëse për të hyrë në atë korridor. Dhe pse? Sepse ti ke pasur shtetin tënd shqiptar që ta ka dhënë mundësinë që t’i bësh këto studime dhe të të hapet dera edhe në Gjermani duke paguar shifra qesharake dhe ky shtet është i gatshëm të vazhdojë të paguajë, por ama para se të ikësh në Gjermani do t’jua kthesh njerëzve që kanë kontribuar për ty që ti as nuk i njeh duke ju shërbyer disa vite prindërve të tyre në spital dhe më pas ik ku të duash.”

Gjithashtu Rama gjatë fjalës së tij ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka pezulluar zbatimin e ligjit. Kryeministri e ka quajtur absurd këtë vendim.

“Unë nuk i diskutoj vendimet e gjykatave, por edhe pezullimi që i bëri Gjykata Kushtetuese kërkesës absurde për ta hedhur poshtë këtë gjë është absurd. Është absurd dhe po e diskutoj vetëm sepse është pezullim. Do të ikësh sa të marrësh diplomën dhe të shërosh Gjermanët, do paguash një tarifë tjetër, ajo që kushton dhe më pas ik. Po e deshe me një tarifë simbolike do të qëndrosh këtu. 5 është për ata që janë në vit të parë këto që i ka gjetur rrugës e kanë dy vjet, tre vjet, katër vjet, dmth as dy vite nuk pranojnë të qëndrojnë.”/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article