Linda mes lotësh: Qëllimi im nuk ishte çmimi, por rikthimi te publiku

9 months ago 35

Në një natë të mbushur me emocione dhe papritura, këngëtarja Linda Halimi u bë banorja e radhës që u përball me eliminimin në Big Brother VIP Albania.

Pjesëmarrja e saj ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, përmes debateve dhe deklaratave tronditëse, brenda shtëpisë së BBVK.

Pas daljes nga shtëpia, Linda u shfaq në studio tejet e emocionuar.

Foto: Screenshot/YouTube

Mes lotësh Linda shpjegohet për lojën e saj brenda.

“Kjo ka qenë loja, ndonjëherë kam eskalu dhe kam qenë dramatike, por, thjesht kam dashtë më lujtë, edhe une si gjithë lëta.” – rrëfeu Linda në studio.

Më tutje ajo vazhdon: “Për mu, nuk ka qenë 200 mijë euro qëllimi kryesor. Qëllimi kryesor ka qenë me u rikthy te publiku im që më kanë mungu pa fund, dhe me tregu që pas çdo sfide, nuk ju kam harru, dhe ju du shumë të gjithëve.” /Telegrafi/

Read Entire Article