Linda provokon Edonën: A të pëlqeu burri im?

9 months ago 24

Në oborrin e shtëpisë, tri vajzat Iliriana, Linda dhe Edona, u ulën për një bisedë të çiltër dhe argëtuese rreth shijeve dhe preferencave të tyre për meshkujt.

E para Iliriana nxiti bisedën duke i thënë Edonës: “Ty të pëlqejnë burrat me muskuj.”

Linda, me humorin e saj, iu drejtua Edonës me një pyetje: “A të pëlqeu burri jem nime?”

Foto: Screenshot/YouTube

Përgjigja e Edonës ishte e thjeshtë dhe e sinqertë, duke theksuar se, pavarësisht se e konsideron të mirë, ajo ka një ndjenjë të veçantë për biondët.

Kjo e bëri Lindën të qeshë dhe të shprehet: “Ai vetëm biond nuk është.”

Foto: Screenshot/YouTube

Në këtë pikë, Iliriana ndërhyri me shaka, duke sugjeruar se Edona ndoshta do të kishte preferuar dikë si Adri. Mos t’kish qenë Adri ‘single’, Edona do të ishte martuar me të.

Ndërsa biseda vazhdonte, Edona dhe Linda tregojnë që i kanë dashur gjithmonë burrat më të vjetër se ato, teksa Linda thekson se është 13 vjet më e re se burri i saj. /Telegrafi/

Read Entire Article