Lionel Messi fenomenal në SHBA

1 year ago 26
Reklamë
10:50 07/08/2023

Dopieta e argjentinasit kualifikon Inter Miami në çerekfinalet e Kupës së Ligës

Një Lionel Messi spektakolar kualifikon Inter Miami në raundin çerekfinal të Kupës së Ligës. Sulmuesi argjentinas shkëlqeu në fushën e lojës, duke dhuruar një paraqitje fenomenale në barazimin 4-4 përballë Dallas. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi dopietë golash, për të kontribuar dhe dërguar duelin në ruletën ruse të penalltive.

Kombinimet mes ish-dyshes së Barcelonës, Alba-Messin ishin të jashtëzakonshme, duke ndërtuar aksionet sulmuese dhe shënuar në portën kundërshtare. Mbrojtësi asistoi tek dy prej golave të Inter Miami, që për herë të parë me Messin në fushë e gjeti vetën në disavantazh.

Dallas thelloi diferencat e golave në 4-2.

Por miqtë reaguan me anë të autogolit të Farfan dhe perlës së Messit nga goditja e dënimit. Ekzekutimi i dytë nga distanca për 36-vjeçarin që ishte i saktë edhe nga goditja e parë e penalltisë.

Miami u tregua i saktë në 5 goditjet e 11 metërshit, ndërsa Dallas humbi të dytën. Inter kalon kështu mes 8 ekipeve më të mira të Amerikës së Veriut dhe asaj qendrore, ndërsa Messi i dhuron 4 fitore në po kaq sfida skuadrës së MLS.

Argjentinasi ka shënuar 7 gola në lojën e rregullt, thuajse 2 për çdo 90 minutësh, teksa ngjitet në kuotën e 813 golave në karrierë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article