Lirimi i tre policëve, Meta: Rikthimi tek dialogu, rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi

1 year ago 35
Reklamë

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi sot pas lirimit të 3 policëve të Kosovës nga Serbia.

Meta u shpreh se, lirimi i tre policëve të Kosovës, edhe pse i vonuar, është një veprim pozitiv.

Sipas tij, rikthimi tek dialogu dhe finalizimi i marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA është rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Lirimi i tre policëve të Kosovës, edhe pse i vonuar, është një veprim pozitiv, që i dha fund një akti tepër të rëndë provokativ. Rikthimi tek dialogu dhe finalizimi i marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA është rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve Kosovë – Serbi”, shkroi Meta, në një postim në rrjetet sociale.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Read Entire Article