Lirohen 16 pengje në ditën e fundit

10 months ago 19
23:51 29/11/2023

Negociata për shtyrje të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

Në ditën e fundit të armëpushimit u liruan fillimisht dy gratë e moshuara ruse nga Hamasi.

Në orët e vona të se mërkures, Tel Avivi njoftoi se mori në dorëzim 14 pengjet e tjera. 10 janë shtetas izraelit, ndërsa 4 janë tajlandezë. Në këmbim nga burgjet izraelite u lanë të lirë 30 palestinezë. 

Përpjekjet e fundit diplomatike për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza me nxitjen e shumë aktorëve lokalë e ndërkombëtarë. Bisedimet udhëhiqen nga krerët e CIA-s dhe Mosad-it.

Nga Kombet e Bashkuara, ministri i Jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan dhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan theksuan nevojën e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit dhe jo vetëm një pushimi humanitar.

Më herët gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se Rripi i Gazës ndodhet në mes të një “katastrofe epike humanitare” dhe i kërkoi botës të mos shikojë tjetërkund.

“Populli i Gazës ndodhet në mesin e një katastrofe epike humanitare që shfaqet para syve të botës. Po zhvillohen negociata intensive për të zgjatur armëpushimin, të cilën ne e mirëpresim fuqishëm. Besojmë se kemi nevojë për një armëpushim të vërtetë humanitar”, tha ai.

Ndërsa negociatat përparojnë, në Bregun e pushtuar Perëndimor, Izraeli bastisi kampin e refugjatëve Jenin dhe tha se vrau “dy terroristë”. Por jo vetëm, me gjakftohtësi snajperët izraelitë vranë gjithashtu dy fëmijë. Këtu pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë që tregojnë këputjen në lule të moshës së një 9-vjeçari.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article