Lirohet nga detyra Prefekti i Fierit

9 months ago 25
20:36 20/12/2023

Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Në vend të Lefter Shehaj, në detyrën e Prefektit të Fierit është emëruar Rajmonda Balilaj.

Kjo e fundit ka qenë më parë kryebashkiake e Patosit.

Ndërkohë, korrenspondentja e Klan News, Anila Sefa, bën të ditur se Shehaj pohon se ende nuk i është konfirmuar lirim nga detyra, por ka theksuar se vendimi ka qenë i pritshëm pasi dorëheqja ka qenë e paralajmëruar që në muajin Maj. /tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article