Lisandro Martinez i nënshtrohet përsëri një operacioni, pritet të humbasë tërë vitin

11 months ago 27
Reklamë

Mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez, pritet t’i nënshtrohet një operacioni për herë të dytë për shkak të thyerjes së ashtit të këmbës, ka raportuar mediumi anglez “Daily Mail”.

Lëndimin të cilin argjentinasi e pësoi ndaj Sevillas në muajin prill, e ka shqetësuar atë deri sot duke bërë që të humbasë disa ndeshje në këtë start të ri të sezonit.

Operacioni pritet që të kryhet gjatë javës së ardhshme dhe Martinez me shumë gjasë do të humbasë tërë vitin 2023 për shkak të periudhës së rikuperimit pas operacionit që mendohet të jetë diku dy deri në tre muaj.

🚨🔴 Lisandro Martínez will undergo surgery again, second operation on his broken metatarsal. #MUFC

It will take place next week, as called by @ChrisWheelerDM — completed in the next 48h and then stop around two or three months. pic.twitter.com/Y7gNEcFDhV

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 1, 2023

Martinez iu bashkua “Djajve të Kuq” në korrik të vitit të kaluar pas një aventure tre vjeçare në Holandë me Ajax.

Kostoja e transferimit të tij ishte rreth 57 milionë euro ku 25-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Me të arritur në “Old Trafford”, Martinez nuk pati vështirësi për t’u adaptuar me ekipin dhe me ligën, ku menjëherë tregoi lidershipin e tij, duke formuar një dyshe të fortë më francezin Raphael Varane.

Mungesa e tij natyrisht që do ta bëjë me kokëdhimbje holandezin Ten Hag, por në skuadër ka emra si Johnny Evans, Harry Maguire, Victor Lindelof që janë të gatshëm të luftojnë për një vend në formacion./Telegrafi/

Read Entire Article