LISTA: Dalin emrat, ja kush janë dy anëtarët më të votuar të Asamblesë së PS-së

1 month ago 14
Reklamë

Janë votuar dje anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Blendi Klosi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, tha se “risi e procesit të votimit është se mbi 90 % e kandidatëve të propozuar për t’u zgjedhur anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste vijnë për herë të parë”.

Duke folur për mediat, pas procesit të votimit të Asamblesë së re të Partisë Socialiste, pas punimeve të Kongresit të PS-së, Klosi tha se, u zhvillua një proces votimi për 12 qarqet e vendit në bazë të propozimeve që ishin mbledhur nga e gjithë baza.

“Ishin 260 kandidatë për t’u zgjedhur në Asamblenë Kombëtare nga të cilët 156 zgjidhen dhe fitojnë me parimin e votos së Asamblesë. E rëndësishme është që çdo njësi bashkiake është e përfaqësuar në këtë votim dhe ka anëtarët e saj në Asamble sipas propozimeve që vijnë nga baza”, tha Klosi

Read Entire Article