Lista e zonave të mbrojtura natyrore do të rishikohet

10 months ago 11
15:41 06/12/2023

Rama: Ekuilibër mes natyrës dhe zhvillimit ekonomik

Qeveria ka vendosur të rishikojë listën e zonave të mbrojtura natyrore. Kjo siç pranon kryeministri është nxitur nga insistimi i pushtetit lokal nga nevoja për të zhvilluar qytetet, por Rama siguron se do të këtë një vendimmarrje që do të vendos një balancë të ekuilibruar mes kësaj kërkesë dhe filtrave për mbrojtjen e natyrës.

“Kombinimi i këtyre të dyjave është një domosdoshmëri. Kështu që, as fantazimi symbyllur i njërës palë për të kundërshtuar çdo gjë dhe as pa diskutim nevoja për të prekur çdo gjë në emër të zhvillimit, nuk duhet të na pengojë që ne të gjejmë një ekuilibër sa më harmonik mes të dyjave”.

Kryeministri thotë se si udhërrëfyes do të ndiqet procesi për shpalljen e lumit Vjosë Park Kombëtar, një vendimmarrje sipas Ramës shumë e fortë për çdo qeveri në botë duke patur parasysh se zonat që përshkohen nga lumi i fundit i egër në Europë kanë nevojë dhe për zhvillim ekonomik e sociale përveçse për të mbrojtur biodiversitetin.

“Kthehem përsëri tek ata që na bëjnë leksione morale, të cilët për hir të vërtetës shohin të parën, por nuk duan t’ia dinë për të dytën dhe do të ishin krejt të lumtur që ta shihnin çdo pjesë të natyrës së Shqipëruese si një xhungël, të numëronin speciet, të numëronin llojet e bimësisë pa numëruar njerëzit, ndërkohë që Parku Kombëtar i Vjosës përshkon një numër të konsiderueshëm bashkish, qytetesh, qytezash, fshatrash të cilat kanë nevojë për një rrugë dhe për një perspektivë të zhvillimit ekonomik

E pikërisht në funksion të këtij plani tre studio ndërkombëtare prezantuan përballë një jurie me personalitetet po ndërkombëtare ku pjesë ishte dhe kryeministri Rama dhe ministrja e Turizmit, projektet për “Qendra Multifunksionale dhe Stacionet e Informacionit”, që do të ndërtohet në Parkun Kombëtar të Vjosës. Kjo qendër do të shërbejë si një vend takimi, informacioni, dialogu, kërkimi shkencor dhe shkëmbimi midis vizitorëve të ndryshëm.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article