LIVE: Finalja e madhe e basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit

4 months ago 12

Live Finalja Trepça-Ylli

LIVE: Finalja e madhe e basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit

Sonte (e enjte) mbrëma do të mësohet emri i ri i kampionit të Kosovës në Superligën e basketbollit për edicionin 2023/24.

Trepça është nikoqir i Golden Eagle Yllit në ndeshjen e pestë finale të ‘play-off’-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubi mitrovicas dhe ai therandas kanë nga dy fitore në katër ndeshjet e fundit, kështu që fituesi i titullit do të vendoset sonte.

Ndeshja finale pritet të zhvillohet në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicës dhe do të fillojë nga ora 19:00.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për çdo gjë rreth kësaj finale.

Para 51 min

Edge: Shpresojë të fitojmë ndeshjen e pestë

Ylli i Trepçës, Darnell Edge ka thënë se pret përkrahje të madhe nga tifozët dhe në fund ta fitojnë titullin kampion në Superligën e Kosovës.

“Më të vërtetë kemi pritur një “Final Four” të vështirë, ishte mjaftë konkurruese dhe shpresojë të fitojmë ndeshjen e pestë”.

“Presim një përkrahje të madhe dhe shumë tifozë. Kjo është ajo për të cilën kemi punuar gjatë gjithë vitin, tani është koha të përballemi”, ka thënë Edge.

Para 41 min

Kampionët e Kosovës ndër vite

Gara për titull po shkon drejt fundit me Trepçën dhe Golden Eagle Yllin që po luftojnë në finale, ku seria finale është 1:1.

Mitrovicasit e duan titullin e pestë në histori, derisa therandasit të tretin.

Herën e fundit, mitrovicasit triumfuan më 2012, derisa kampione aktuale është Peja.

Trepça ka fituar më 1993, 2000, 2001 dhe 2012, ndërsa Ylli e ka fituar dy herë, më 2021 dhe 2022,

Më së shumti trofe ka Sigal Prishtina, që u shpall kampione e Kosovës, 14 herë.

Kampionët

1991-92 Prishtina

1992-93 Trepça

1993-94 Peja

1994-95 Peja

1995-96 Peja

1996-97 Drita

Kampionët e pasluftës

1999-2000 Trepça

2000-01 Trepça

2001-02 Prishtina

2002-03 MEB Prishtina

2003-04 Kastrioti (LPBK Dukagjini)

2004-05 Mabetex

2005-06 Sigal Prishtina

2006-07 Sigal Prishtina

2007-08 Sigal Prishtina

2008-09 Sigal Prishtina

2009-10 Sigal Prishtina

2010-11 Sigal Prishtina

2011-12 Trepça

2012-13 Peja

2013-14 Sigal Prishtina

2014-15 Sigal Prishtina

2015-16 Sigal Prishtina

2016-17 Sigal Prishtina

2017-18 Bashkimi

2018-19 Z Mobile Prishtina

2019-20 i ndërprerë (COVID-19)

2020-21 Golden Eagle Ylli

2021-22 Golden Eagle Ylli

2022-23 Peja

Para 31 min

Rruga e Trepçës dhe Golden Eagle Yllit drejt finales të pestë

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në finalen e pestë të “Play-off”-it, ku do të vendoset se, kush do të shpallet kampion i Kosovës.

Mitrovicasit në edicionin e rregullt përfunduan në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me pikë të barabarta me Pejën që ishte e dyta me 19 fitore e nëntë humbje.

Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, derisa Golden Eagle Ylli, në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2.

Në garat e rregullta të elitës, të dy skuadrat kishin nga dy fitore ndaj njëra tjetrës, derisa mitrovicasit triumfuan edhe në Ligën Unike ndaj therandasve dhe në gjysmëfinale të Kupës.

Në “Play-off”, seria finale është 2:2, ku të dy skuadrat shënuan fitore si vendas. ‘Xehetarët’ fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71.

Finalja e pestë që zhvillohet sot (e enjte) mbrëma do të vendosë se, kush do të fitojë titullin.

Para 21 min

Nga orët e para të mëngjesit duke pritur për një biletë – Mitrovicasit të bindur se do ta fitojnë titullin në Minatori

Pas një rrugëtimi të gjatë, ky edicion i Superligës së Kosovës në basketboll do të përfundojë sonte në Mitrovicë. Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të ndeshen në sfidën vendimtare, dhe fituesi i kësaj ndeshje do të shpallet kampion i Kosovës.

Seria finale është 2:2, që ishte shumë interesante, kurse interesimi për finalen e pestë të “Play-offit”, është i jashtëzakonshëm. ‘Xehetarët’ fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71.

Lajmi i plotë..

Para 11 min

 Gëzim Morina: Shkojmë për fitore, Forca Ylli

Kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina ka thënë se do të luajnë për fitore në Mitrovicë dhe të fitojë më i miri.

“Edhe kësaj sezone po i vjen fundi. Ndeshja e pestë finale, e 11-ta në total me Trepçën sivjet. Mendoj që të dy skuadrat kemi treguar lojë të mira dhe gjithë tifozët kanë pasur mundësi të kënaqen me ndeshjet”.

“Normal që në lojën e fundit shkojmë në Mitrovicë për fitore, shpresoj të fitojë më i miri. Forca Ylli”, ka thënë Morina.

Para 1 min

Valdrin Haxhiu: Shpresoj dhe besoj në fitoren e ekipit tonë

Kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu shprehet se janë të përgatitur maksimalisht për finalen e pestë dhe vendimtare ndaj Goldean Eagle Yllit.

“Është loja vendimtare për klubin tonë basketbollistik Trepça. Është loja e cila do ta determinoj fituesin e kampionatit të Kosovës, ku dy klubet janë përgatit maksimalisht”.

“Shpresoj dhe besoj në fitoren e ekipit tonë. Besoj që krejt viti jon është në këtë ndeshje. Pres përfaqësim maksimal dhe luftë nga bashkëlojtarët dhe stafi poashtu pres një mbështetje të madhe nga tifozët tanë Torcida”, ka thënë Haxhiu.

Para 3 min

Ndeshja e katërt finale

Ndeshja e katërt finale e zhvilluar në palestrën “13 qeshori” përfundoi me fitoren e Golden Eagle Yllit.

Golden Eagle Ylli në këtë takim mposhti Trepçën me rezultat 75:71.

Para 18 min

Ndeshja e tretë finale

Ndeshja e tretë finale e zhvilluar në palestrën Minatori përfundoi me fitoren e Trepçës.

Trepça në këtë ndeshje ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 85:78.

Para 33 min

Ndeshja e dytë finale

Në ndeshjen e dytë finale e zhvilluar në palestrën ’13 qershori’ përfundoi me fitoren e Golden Eagle Yllit.

Golden Eagle Ylli mposhti Trepçën me rezultat të ngushtë 80:79.

Para 48 min

Ndeshja e parë finale

Finalja e parë e zhvilluar në palestrën Minatori ka përfunduar me fitoren e Trepçës.

Trepça mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 77:68.

Read Entire Article