LIVE -Rezoluta për Kosovën, Rama në interpelancë: Agresioni nxorri thonjtë e krizës e ia nguli mu në fyt procesit të dialogut

11 months ago 18
Reklamë

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë të Posaçme, ku pritet miratimi i një projektrezolute që dënon sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Rithemelimi dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për një rezolutë të përbashkët që parashikon mbështetjen plotësisht të Rezolutës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hetimin ndërkombëtar të sulmit në veri dhe nxitjen për të vijuar dialogun me qëllim final njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

I pranishëm në senacë është edhe kryeministri Edi Rama i cili po mban fjalën e tij.

Por nga ana tjetër, PD e Lulzim Bashës nuk bie dakord me këtë projektrezolutë, pasi thotë se nuk ka dënuar Serbinë. Për këtë arsye, ata kërkojnë që në rezoluta të pasurohet me 3 amendamente të propozuara prej saj. PD zyrtare kërkon që 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian të hedhin hapin për njohjen e Kosovës, të hiqen masat shtrënguese ndaj Kosovës si dhe të vendosen masa ndëshkuese për Serbinë.

Seanca e sotme pritet të jetë e gjatë dhe me debate, ndërsa do të ketë edhe 5 orë mocion me debat, ku deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do kenë mundësinë të diskutojnë për sulmin në veri të Kosovës.

Read Entire Article