Live: Shqipëri-Ishujt Faroe, ndeshje festive, por që na duhet një pikë

10 months ago 27

Live Shqipëri-Ishujt Faroe

Live: Shqipëri-Ishujt Faroe, ndeshje festive, por që na duhet një pikë

Në Tiranë sot (20 nëntor) do të jetë një festë të madhe, pas arritjes së kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në verën e vitit 2024.

Shqipëria e arriti kualifikimin në barazimin 1-1 me Andorrës, ndërsa sonte nga ora 20:45 do të përballet me Ishujt Faroe.

Sylvinho bëri një punë të jashtëzakonshëm në pak muaj, duke ia arritur qëllimit që të shkojmë në Gjermani.

Dueli i sontëm do të jetë më shumë festë se sa një përballje, por që barazimi minimalisht është i kërkuar.

Shqipëria synon që këtë fazë kualifikuese ta mbyllë si lider i Grupit E me 15 pikë (nëse barazojmë ndaj Ishujve Faroe), pasi ka 14 pikë, dy më shumë se Republika Çeke (një takim e kemi të fituar dhe një të barazuar).

Kjo do e ndihmonte Shqipërinë që të vendosej në vazon e parë si ftuese e grupit dhe më pas të kishte mundësi më të mëdha që në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të kishte kundërshtarë më të lehtë dhe të kishte shanse për të kaluar më pas në fazën e eliminimit direkt.

Para 4 min

Shqipëri-Ishujt Faroe: Gjashtë ndryshimet që mund t’i bëjë Sylvinho për ndeshjen festive në “Air Albania”

Dueli i sontëm do të jetë më shumë festë se sa një përballje, por që barazimi minimalisht është i kërkuar.

Shqipëria synon që këtë fazë kualifikuese ta mbyllë si lider i Grupit E me 15 pikë (nëse barazojmë ndaj Ishujve Faroe), pasi ka 14 pikë, dy më shumë se Republika Çeke (një takim e kemi të fituar dhe një të barazuar).

Lajmi i plotë>>>

Para 5 min

Shqipëria zhvillon seancën e fundit stërvitore në “Air Albania”, të hënën festë e madhe

Shqipëria ka zhvilluar sot pasdite seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania” në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe, e fundit e kualifikueseve të Euro 2024.

Të gjithë lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet kanë qenë të pranishëm dhe janë stërvitur normalisht nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik për më shumë se 1 orë.

Lexoni lajmin e plotë>>>

Para 6 min

Sylvinho sqaron çështjen Broja, thotë se me zemër ndjehem shqiptar

Shqipëria luan si e kualifikuar ndeshjen e fundit në Grupin E ndaj Ishujve Faroe. Në këtë ndeshje po kërkohet të sigurohet vendi i parë në grup ndërsa në konferencë për shtyp foli Sylvinho.

Braziliani theksoi se kuqezinjtë nuk duhet ta ulin ritmin ndaj Ishujve Faroe, ndërsa shtoi se llogaritë për lojtarët e grumbulluar do të bëhen vetëm pasi të përfundojë ndeshja e fundit në grupe.

Lajmi i plotë>>>

Para 7 min

Bare: Syvinho na ka dhënë shumë besim, e kam ëndërruar shumë këtë arritje

Mesfushori Keidi Bare ishte në krah të trajnerit Sylvinho, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Ishujt Faroe, e planifikuar për të hënën në mbrëmje në “Air Albania”.

Mesfushori i Espanyolit komentoi kualifikimin në Euro 2024 dhe vlerësoi punën e mirë të Sylvinhos, në aspektin e forcimit të grupit.

Lajmi i plotë>>>

Para 7 min

Armando Broja reagon pas lajmeve rreth refuzimit të Shqipërisë dhe marrëdhënies së tij me Sylvinhon

Armando Broja ka reaguar në rrjetet sociale duke theksuar se nuk ka asnjë përçarje mes tij dhe ekipit Kombëtar të Shqipërisë ashtu siç është pretenduar së fundmi në media.

Sulmuesi thekson se mungesa e tij te kuqezinjtë vjen vetëm si pasojë e dëmtimit dhe nuk ka asnjë arsye tjetër.

Lexo lajmin e plotë>>>

Para 8 min

“Nuk duam t’i prishim festën Shqipërisë”: Përzgjedhësi i Ishujve Faroe thotë se do të provojë skema të reja ndaj kuqezinjve

Tashmë me një biletë që i garanton pjesëmarrjen në Evropianin e verës së ardhshme në Gjermani, Shqipëria do të luajë në “Air Albania” ndeshjen e fundit në Grupin E ndaj Ishujve Faroe.

Në kryeqytet pritet një festë e madhe ndërsa kuqezinjtë kërkojnë të sigurojnë edhe vendin e parë në grup, ku i mjafton vetëm një pikë.

Lexo lajmin e plotë>>>

Para 9 min

Shqipëria do të fitojë miliona euro me pjesëmarrjen në Euro 2024 – premitë e lojtarëve dhe Sylvinhos, por edhe përfitimet tjera

Shqipërisë e ka siguruar pjesëmarrjen e dytë në histori të saj në një Kampionat Evropian.

Kur kanë mbetur edhe një ndeshje deri në fund të kampanjës kualifikuese, Shqipëria zë vendin e parë në Grupin E me 14 pikë dhe automatikisht është kualifikuar për Euro 2024.

Lexo lajmin e plotë>>>

Read Entire Article