Liverpool 0-0 Manchester United, notat e lojtarëve

10 months ago 39

Liverpool ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Manchester United në një sfidë të dominuar plotësisht nga “Të Kuqtë”.

Të besuarit e Klopp patën disa raste të mira shënimi në këtë takim, por që të gjitha u ndalën nga Andre Onana i cili me shumë mundësi sonte pati paraqitjen më të mirë, që prej se iu bashkua “Djajve të Kuq”.

Manchester United nuk arriti të krijojë shumë në këtë përballje, por kishte një rast serioz për të kaluar në avantazh në minutën e 68-të me anë të Rasmus Hojlund.

Lojtari më i vlerësuar tek Liverpooli ishte Trent Alexander-Arnold që mori notën 9.2, ndërsa pas tij lart u vlerësuan edhe Virgil Van Dijk që mori notën 8.0 dhe Mohamed Salah i cili u vlerësua me 7.9.

Tek mysafirët lojtari më i vlerësuar ishte Andre Onana që mori notën 9.3 dhe ishte njëheresh më i vlerësuari pas tetë pritjeve që bëri në këtë sfidë, pas tij u vlerësua edhe Raphael Varane që mori notën 7.8.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

/Telegrafi/ 

Read Entire Article