Liverpool lëshon mundësinë e artë për t’u bërë lider, barazon në shtëpi ndaj Man United

10 months ago 15

Liverpool dhe Manchester United kanë luajtur baras me rezultat 0-0 në “Anfield”, në kuadër të xhiros së 17-të të Ligës Premier.

45 minutëshi i parë në përgjithësi u karakterizua me një lojë të qetë nga të dyja skuadrat.

Mysafirët mbyllën mjaft mirë hapësirat në fazën e mbrojtjes, ani pse në disa raste ishte i nevojshëm intervenimi i Andre Onanas.

Liverpooli ishte afër të kalonte në avantazh në minutën e 29-të, por goditjen me kokë të Van Dijk e priti Onana.

“Djajtë e Kuq” në anën tjetër nuk patën ndonjë rast për t’u veçuar dhe po i kushtonin më shumë rëndësi fazës defanzive.

Goalless at the break. ⏰#LIVMUN pic.twitter.com/xectvW4KWP

— Liverpool FC (@LFC) December 17, 2023

Në pjesën e dytë Liverpooli u hodh i tëri në sulm për të gjetur golin e avantazhit në këtë përballje.

Ata patën tri raste të mira shënimi përmes Salah, Diaz dhe Gomez por sot Onana dëshmoi që ishte nata e tij dhe nuk lejoi që të mposhtej.

Ndërkohë, United rastin e vetëm serioz në këtë takim e pati në minutën e 68-të me anë të Rasmus Hojlund goditja e të cilit u ndal nga Alisson.

Me këtë barazim Liverpool pozicionohet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 38 pikë, ndërsa United në të shtatin me 28 sosh.

Javën e ardhshme Liverpooli do të jetë nikoqir i Arsenalit, teksa United do të ketë punë në udhëtim ndaj West Hamit./Telegrafi/

Read Entire Article