Liverpooli mbyll fazën e grupeve me humbje nga Union SG

10 months ago 20

Liverpooli ka pësuar humbje 2-1 në udhëtim te Unios SG në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Pas 32 minutash lojë, Mohamed Amoura kaloi vendasit në epërsi, me asistim nga Nilsson.

Por, The Reds i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Jarell Quansah, që u asistua prej Curtis Jones (40’).

QUANSAHHHHH!!!! pic.twitter.com/ImqT2xGGIZ

— Liverpool FC (@LFC) December 14, 2023

Unios SG nuk u dorëzua dhe e riktheu epërsinë me golin e Cameron Puertas, ndërsa Amoura ishte në rolin e asistuesit.

Pjesa e dytë sërish u dominua nga vendasit, ndërsa kishin një gol të anuluar.

⏱️ 63'

But annulé par la VAR pour main de Lazare. Encore 2-1 sur le tableau. 😫

🟡 2-1 🔴 #USGLIV #UEL https://t.co/gzi9nbPqBo

— Royale Union Saint-Gilloise (@UnionStGilloise) December 14, 2023

Ishte Puertas, ai që shënoi në portën e skuadrës angleze në minutën e 62-të, por që kishte luajtur me dorë dhe goli i anulua nga VAR-i.

Liverpooli e mbyll këtë fazë si lider i Grupit E me 12 pikë, Toulouse me 11-të, Union SG me tetë dhe LASK me tri. /Telegrafi/

Read Entire Article