Liverpooli pa mëshirë ndaj Sparta Pragës, ‘siguron’ çerekfinalen që në përballjen e parë

7 months ago 7

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Sparta Pragës si mysafir me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë play-off të Ligës së Evropës.

Ndeshja nisi shumë mirë për anglezët që fituan penallti që në minutën e pestë, ndërsa nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Alexis Mac Allister për 1-0.

Në minutën e 25-të, Darwin Nunez shënoi një gol shumë të bukur nga 25 metra me një goditje të fuqishme për 2-0.

DARWIN NUNEZ. BANGER. 🚀

A goal in FOUR consecutive games 🔥 pic.twitter.com/U1xArZAFtM

— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) March 7, 2024

Dyshja Mac Allister dhe Nunez bashkëvepruan së bashku në minutën e fundit të pjesës së parë, me uruguaianin që shënoi për 3-0.

Darwin Nunez stop that, these players have families. 🤣 pic.twitter.com/CVEPlv7V8w

— Samuel (@SamueILFC) March 7, 2024

Me të filluar pjesa e dytë, Conor Bradley shënoi në portën e tij për 3-1, duke iu dhënë pak shpresë çekëve.

Por Reds kthyen sërish epërsinë prej tre golave me shënimin e Luiz Diaz për 4-1.

Edhe Mohamed Salah arriti të shënojë, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Një fitore shumë e madhe e Liverpoolit si mysafir, që në njëfarë mënyrë vetëm ndonjë befasi e madhe i ndalon së kaluari në çerekfinale. /Telegrafi/

Read Entire Article