Lojëra fati nëpërmjet celularëve, zbulohet një tjetër lokal në Lushnjë, procedohet pronari dhe punonjësi

8 months ago 16

LUSHNJE

Një tjetër lokal ku organizoheshin lojëra fati, anë me celularë është zbuluar në Lushnjë. Si pasojë, janë proceduar 2 persona, pronari i lokalit dhe punonjësi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:

Zbulohet 1 tjetër lokal ku organizoheshin lojëra fati, me celularë. Procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i kontrolleve të kryera në lokale, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në fshatin Kolonjë, në lokalin në pronësi të shtetasit A. Sh., kanë konstatuar shtetasin A. D., në celularin e të cilit u gjetën faqe për vendosjen e basteve sportive. Ky celular u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Sh., 56 vjeç, banues në Fier dhe A. D., 38 vjeç, banues në fshatin Ardenicë .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article