Lojërat e fatit, Balla: Duhen kontrolle sistematike

10 months ago 10
14:49 07/12/2023

Goditja ndaj grupeve kriminale, ministri përgëzon policinë për operacionin

Për intensifikimin e operacionit “Sundimi i Ligjit” reagoi edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ai përgëzoi Policinë e Shtetit për goditjen e grupeve kriminale të përfshira në organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

“Organizimi i paligjshëm i lojërave të fatit është gjithmonë burim financimi për grupet kriminale. Prandaj kontrollet duhet të vijojnë në gjithë territorin në mënyrë sistematike. Rezultatet e operacionit gjatë natës së mbrëmshme meritojnë përgëzime, por publiku pret më shumë prej nesh”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article