“Lojërat e fatit” marrin dritën jeshile në komisione

1 year ago 37
Reklamë
20:00 18/09/2023

“Ligjet” dhe “Ekonomia” miratojnë projektligjin me votat e PS

Legalizimi i basteve online mori dritën jeshile në dy komsione parlamentare, në atë të Ekonomisë dhe së fundmi në Komisionin e Ligjeve. Përfaqësues të Drejtorisë së Lojërave të Fatit shpjeguan projektligjin para ligjvënësve.

“Ky është një propozim i cili ka për qëllim të rregullojë, të përmirësojë këtë sektor duke sjellë risi dhe krijuar një kuadër ligjor më të përshtatshëm për licensimin,  mbikëqyrjen e lojërave të fatit me qëllimin final, formalizmin.

Partia Demokratike solli në vëmendje problematikën e pastrimit të parave nëpërmjet këtij biznesi, që sipas deputetes Dhurata Çupi, ky projektligj nuk adreson një zgjidhje.

“Problemi i madh që ka pasur legjislacioni i mëparshëm për bastet sportive, ka qenë lidhja e basteve me pastrimin e parave, por edhe ky projektligj nuk ka mekanizma për parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe çështje të sigurisë kibernetike.”

Përveç opozitës, rezerva për projektligjin patI edhe deputeti i PS Fatmir Xhafaj, sipas të cilit do duhet të mbahet nën kontroll fenomeni i trukimit të ndeshjeve.

“Sa shans ka që me përfshirjen e këtyre kompanive, ky fenomeni i trukimit të ndeshjeve të rritet akoma më shumë? Sepse ka interesa të drejtpërdrejta se tani është në mos gaboj, këta lejohen të sponsorizojnë.”

Pavarësisht kontestimeve projektligji kaloi në komision me shumicë votash. Të njëjtat që kërkon dhe në seancë plenare çka e bën të detyrueshëm bashkëpunimin e socialistëve me Partinë Demokratike.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article