“Lojtarë të tillë vijnë vetëm një herë në jetë” – Sergi Roberto me fjalë të mëdha për talentin e La Masias

7 months ago 19

Pau Cubarsi është një tjetër yll që po rritet te Barcelona dhe që ka filluar shkëlqimin e tij qysh në ndeshjet e para.

17-vjeçari Pau Cubarsi mbylli Victor Osimhen me vlerë 100 milionë euro në fitoren e madhe të Barçës në Ligën e Kampionëve kundër Napolit.

Ishte diçka që 33-vjeçari Inigo Martinez nuk mundi ta bënte në ndeshjen e parë të zhvilluar në Diego Armando Maradona Stadium në Itali.

😍 We're going to see blaugrana in the @ChampionsLeague quarterfinals.

— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 13, 2024

Duke folur pas ndeshjes, kapiteni i Barçës, Sergi Roberto e ka lavdëruar jashtëzakonisht shumë talentin e La Masias, duke thënë se ai gjithmonë i befason me gjërat që i bën në fushë.

Roberto ka thënë se lojtarë të tillë si Cubarsi vijnë vetëm një herë në jetë dhe Barcelona duhet ta mbajë përgjithmonë.

“Pau Cubarsí ishte lojtari më i mirë në fushë. Ai kurrë nuk dështon të na befasojë. Raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve dhe ai luan kështu. Ai është një lojtar i vetëm një herë në jetë. Ai është punëtor dhe vjen nga La Masia”.

“Cubarsi është një lojtar që duhet të qëndrojë te Barcelona për pjesën tjetër të jetës së tij”, deklaroi kapiteni i Barcelonës pas ndeshjes.

🤯 Pau Cubarsi has become the youngest player to debut as a starter in a UEFA @ChampionsLeague elimination match! 𝙍𝙚𝙖𝙙 𝙩𝙝𝙚 𝙛𝙪𝙡𝙡 𝙨𝙩𝙤𝙧𝙮.https://t.co/LfabMzlQA2

— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 13, 2024

Cubarsi ishte i jashtëzakonshëm ndaj Napolit, teksa në fund fitoi edhe çmimin ylli i ndeshjes. /Telegrafi/ 

Read Entire Article