Lojtari më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit ka befasuar me deklaratën se çfarë ha para çdo ndeshje

4 months ago 12

Lojtari i shtrenjtë në historinë e Arsenalit, Declan Rice, në një intervistë për revistën “Men’s Health”, ka treguar se çfarë lloj ushqimi ha para çdo ndeshjeje dhe me këtë zbulim ka habitur mjaft fansat.

Verën e kaluar, Topçinjtë e sollën mesfushorin 25-vjeçar nga West Ham për 120 milionë euro dhe Rice tregoi se lojtari vlen kaq shumë.

Rice pranoi se petullat me kalori të larta e ndihmojnë atë të performojë më së miri dhe shtoi se këtë lloj ushqimi e zbuloi vetëm pasi mbërriti në Arsenal dhe se në fillim u trondit.

“Unë ha katër petulla para ndeshjes, të mbushura me shurup ose mjaltë. Betohem në Zot, është gjëja më e mirë. Kur erdha në klub, pashë lojtarët e Arsenalit duke i ngrënë ato dhe mendova: “Çfarë po ndodh këtu?” Por sinqerisht, kjo gjë më ndryshoi lojën time”, ka thënë Rice.

Ai ka shpjeguar se ai nuk ishte në dijeni se si petullat e ndihmuan atë dhe deri sa copa është në gjendje t’i hajë.

“Unë nuk e kuptoj shkencën pas saj. Çfarë ka në to apo ndonjë gjë tjetër, por më jep një nxitje kaq të lartë energjie. Mendoj se kjo është arsyeja pse mund të vrapoj kaq shumë në fushë. Nëse luajmë në 17:30, Unë mendoj se do t’i ha edhe tetë atë ditë”, deklaroi anglezi.

🗣️| Declan Rice: “I have four pancakes before a game. Covered in syrup or honey. I swear to God, it’s the best thing… When I joined the club, I could see the [Arsenal] players eating them and thought to myself, ‘What is going on here?’ But honestly, it’s been a game changer.

“I… pic.twitter.com/igXOCfCLTb

— Arsenal Buzz (@ArsenalBuzzCom) May 23, 2024

Kujtojmë, Arsenali ishte në garë për titullin kampion deri në xhiron e fundit, por në fund Man City e mori trofeun me dy pikë më shumë. /Telegrafi/ 

Read Entire Article