Loredana ngushëllon Karim Adayemin pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve

3 months ago 8
Reklamë

Reperja e njohur Loredana, prej një kohe të gjatë është në një lidhje dashurie me futbollistin Karim Adayemi të ekipit prestigjioz Borussia Dortmund.

Ajo ka shprehur mbështetjen e saj për partnerin pas humbjes së tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

Dortmundi pësoi një disfatë 2-0 kundër kampionëve në fuqi, Real Madridit, në një ndeshje që tërhoqi vëmendjen e fansave të futbollit në të gjithë botën.

Foto: Loredana Zefi/Instagram

Mbrëmjen e djeshme, pas ndeshjes, Loredana postoi në Instagram një fotografie ku ngushëlloi Karimin për humbjen e ndeshjes.

Fotografia shoqërohej me një mbishkrim solidarizues: “Edhe nëse jeni në fund, ne do të qëndrojmë pranë jush dhe do të këndojmë”, duke dëshmuar besnikërinë dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj të dashurit dhe karrierës së tij.

Ndërsa zakonisht ajo është e pranishme në stadium për të përkrahur të dashurin e saj, këtë herë mungesa e saj fizike u kompensua nga një postim që përcolli shumë dashuri dhe ngrohtësi përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/

Read Entire Article