Los Anxhelos, fermerët ndajnë praktikat vendase për kultivimin e prodhimeve bujqësore

1 year ago 13

Fermerët e dëbuar nga një kopsht komunitar në jug të Los Anxhelosit, në vitin 2006 po vazhdojnë të ndihmojnë njerëzit të kultivojnë prodhimet e tyre në Luginën Qendrore të Kalifornisë.

Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Genia Dulot sjell materialin mbi një program bujqësor që ndihmon komunitetet me qasje të kufizuar ndaj prodhimeve, që të kenë produkte të freskëta dhe të përballueshme.

Një pllakë pranë një biznesi të sapondërtuar në një zonë industriale të Los Anxhelosit Jugor u kujton kalimtarëve “Fermën Qendrore Jugore”, ku më shumë se 300 familje kultivonin prodhimet e tyre midis viteve 1994 dhe 2006.
Kur qyteti e shiti këtë tokë dhe i dëboi këta fermerë në vitin 2006, lajmi se të korrat e kopshtit më të madh të komunitetit urban të vendit në atë kohë, u rrafshuan, u kthye në lajm kombëtar.

Carmen Gaspar kishte një copë të vogël toke atje.

“Shumica e njerëzve ishin pensionistë dhe të moshuar, shumë fëmijë që mund të vraponin lirshëm në kopsht dhe të luanin, gjithashtu adoleshentë që merreshin me bujqësi në vend që të ishin në rrugë dhe të rrezikoheshin nga droga. Ai vend kishte kaq shumë potencial.”

Tani ajo udhëton më shumë se 170 kilometra çdo fundjavë në këtë tokë pranë qytetit Bakersfield, në Kaliforni, ku Fondacini jofitimprurës “Shëndeti dhe Arsimi i Fermerëve të Jugut”, i krijuar nga fermerët e dëbuar, mori një donacion nga një pronar lokal toke për të blerë 32 hektarë arë dhe mblodhi para për sistemet elektrike dhe të vaditjes.

Këtu, aktivisti Parë, Tezozomoc, thotë se ata po mësojnë praktikat bujqësore të rajonit historic dhe kulturor Meso-amerikan, që fillon në pjesën jugore të Amerikës së Veriut dhe shtrihet në pjesën më të madhe të Amerikës Qendrore.
Tezozomoc, President i Fondit për Shëndetin dhe Arsimin e Fermerëve

“Ne nuk përdorim shumë makineri të mëdha. Si për të vaditur, apo për brazdat, për hapjen me parmendë të vijave në arë. Nuk është njësoj me atë që bëjnë këta këtu. Këto janë praktika kulturore që ne përdorim, si hapësira, sa hapësirë ju nevojitet për bimë, ka një mënyrë shumë të vjetër për t’i bërë gjërat. Këtu ata thjesht mbjellin gjithçka në mënyrë shumë të dendur dhe u hedhin plot kimikate.”

Vëllezërit Angel dhe Jessie Rodriguez kaluan të premten dhe të shtunën e pushimeve të tyre verore duke u marrë me bujqësi këtu. Xhesi 13-vjeçar mezi pret që një ditë të ketë një cope toke të tijën.

“Dua të mbjell gjëra që më pëlqen të ha, si shalqinj dhe gjëra të tjera. Shalqiri është me të vërtetë i preferuari im.”

Që nga viti 2007, Kooperativa e Fermerëve Qendrore Jugore ka ofruar produkte të freskëta dhe të përballueshme për komunitetet me qasje të kufizuar ndaj prodhimeve në Los Anxhelos. Duke bashkëpunuar me organizatën lokale të ndihmës Farm2Power, kooperativa furnizon me prodhime falas për një muaj depot e ushqimit në lagjet e Los Anxhelosit. Elliot Snow është një nga vullnetarët.

“Ne sigurohemi që t’i blejmë të gjitha prodhimet prej tyre. Ata janë shumë bujarë dhe na japin ndoshta pesë deri në dhjetë kuti shtesë sa herë që marrim furnizime, sepse mendoj se atyre u pëlqen puna që bëjmë dhe ata gjithashtu duan të kontribuojnë.”

Kopshti i komunitetit “South Central Farm” u krijua fillimisht për t’u dhënë atyre që nuk kanë mundësi të blejnë produkte të freskëta mjetet për të kultivuar prodhimet e tyre. Me kostot w larta të tokës dhe ujit në Los Anxhelos, Tezozomoc thotë se të mbash gjallë këtë mision do të thotë të punosh tokën në Luginën e “San Joaquin”./Voa

Top Channel

Read Entire Article