Lot dhe përqafime në deklaratën e trajnerit| Kualifikimi i Sirisë në 1/16-ta e Kupës së Azisë emocionojnë gazetarin dhe përkthyesin

7 months ago 27
Reklamë
23:57 23/01/2024

Kualifikimi në raundin e 1/16-ave të Kupës së Azisë për herë të parë ka shkaktuar emocione të mëdha në Siri. Dëshmitare janë lotët e derdhur pas fitores 1-0 ndaj Indisë.

Gjatë prononcimit të trajnerit të kombëtares, Hector Cuper, gazetari dhe përkthyesi i teknikut argjentinas shpërthyen në lot dhe më pas përqafohen.

Episod që tregon emocionet e shumta që ka përfshirë Sirinë, pasi për herë të parë kalojnë përtej grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental.

Me fitoren ndaj Indisë, Siria regjistroi fitoren e parë në grup dhe vijoi më tej falë golavarazhit, duke qënë skuadra më e mirë e renditur në vendin e tretë. Omar Khribin ishte heroi i Sirisë, pasi goli i tij në minutën e 76-të rezultoi fitues.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article