“Luajtëm mirë për 72 minuta”, Ten Hag reflekton mbi përpjekjet e ekipit pas humbjes nga West Hami

10 months ago 21

Manchester United ka humbur sot (e diel) në udhëtim ndaj West Hamit me rezultat të pastër 2-0, ndeshje e cila ishte e vlefshme për javën e 18-të në elitën e futbollit anglez.

Pas ndeshjes tekniku holandez Erik Ten Hag, u shfaq i frustruar ndaj lojtarëve të tij edhe një herë tjetër.

Në një intervistë për BBC pas ndeshjes ai tha se Manchester United luajti mirë për 72 minuta, por nuk i shfrytëzuan rastet për gol.

“Mendoj se kemi luajtur mirë për 72 minuta, por nuk i kemi shfrytëzuar rastet. Ne duhej të kalonim në avantazh por nuk e bëmë këtë dhe më pas një moment ndryshoi gjithçka”, ka thënë fillimisht Ten Hag.

“Ne u munduam të bëjmë një rikthim. West Hami nuk vraponte pas nesh për një periudhë të gjatë gjatë ndeshjes dhe më pas e gjetën golin”.

“Ata ishin mjaft agresiv kur mbroheshin brenda zonës dhe për këtë arsye është e vështirë që të krijosh një rast për gol”, përfundoi ai.

Humbja ndaj West Hamit do të thotë që “Djajtë e Kuq” tani janë pa fitore në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Ata tashmë kanë rënë në pozitën e tetë në tabelën e Ligës Premier, teksa po i afrohemi Krishtlindjeve.

United do të rikthehet në aksion në mesjavë, ku do të jenë nikoqir të Aston Villas në “Old Trafford”./Telegrafi/

Read Entire Article