Lufta kundër piraterisë së ndeshjeve të Serie A

10 months ago 20
17:23 17/12/2023

Qeveria italiane financon fushatën publicitare

Një reklamë me ish-futbollistin Christian Vieri në përpjekje për të luftuar piraterinë sportive online ku transmetohen në mënyrë të paligjshmë ndeshjet e kampionatit Italian. Ka disa javë që në kanale televizive italiane por edhe një median e shkruar qarkullon spoti që si protagonist ka ish-futbollistin Christian Vieri.

Duket si një reklamë e Serie A, por në fakt është e financuar nga qeveria italiane. Kjo është ndihma që shteti po i jep futbollit. Ky është mesazhi kundër piraterisë në favor të Serisë A, që sipas asaj që raporton Il Fatto Quotidiano, qeveria ka vënë në dispozicion 350 mijë Euro, para të taksapaguesve për botën e futbollit.

Deri tani dy platformat DAZN dhe Sky kanë ofruar hapësirën e tyre reklamuese pa pagesë për transmetimin e spotit.

Është një përpjekje e gjithëanshme për të luftuar një fenomen kriminal që çdo vit zbret 716 milionë PBB dhe 319 milionë të ardhura nga taksat e shtetit.

Sipas dokumenteve të zbuluara nga mediat italiane, kostoja e spotit prej 30 sekondash ka qenë 150 mijë euro. Më pas është edhe kostoja e transmetimit 200 mijë Euro të ndara në median televizive dhe të shkruar.

Javën e kaluar qeveria italiane njoftoi se brenda 31 Janarit në Itali do të marrë rrugë zbatimi i një nisme të re ligjore kundër piraterisë së programeve sportive.

Në 30 minuta nga sinjalizmi, do të bllokohet çdo faqe që transmeton online pa të drejta ndeshjet e Serie A.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article