Lufta/ Ministria e Jashtme: Po punojmë për të ndihmuar qytetarët shqiptarë që jetojnë në Rripin e Gazës

1 year ago 16
18:38 13/10/2023

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt vijon përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi, për shkak të luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës.

Ministria e Jashtme, përmes ambasadës në Egjipt, është vënë në kontakt me disa qytetarë shqiptarë të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës.

Prej 48 orësh, Ministria njofton se është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës.

Ministria e Jashtme thotë se më herët nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës.

Prej kontaktit të parë me qytetarët shqiptarë, MEPJ është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësitë e saj në Egjipt dhe Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article