Endri Tafani në emisionin “Open” në News24 duke komentuar luftën në Lindjen e Mesme, tha se Izraeli tashmë ka identifikuar qartësisht objektivat ushtarakë të Hezbollahut dhe atje po godet.
Tafani tha se duket se Izraeli ka zënë mend pas dështimit që i ndodhi në 2006, kur pothuajse pati një disfatë në përballjen me Hezbollahun.
Tafani u shpreh se në atë kohë Hezbollah kishte të njëjtën mënyrë veprimi si Hamas sot, me tunele.
“Besoj se nga ky dështim i 2006-ës, Izraeli ka ndryshuar strategji, ka mbledhur informacione, dhe kjo ëhstë puna e shërbimeve sekrete dhe po kryen goditje ajrore kundër pikave strategjike të Hezbollahut”, tha Tafani.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb