Lukaku thotë se do të rikthehet shumë shpejtë te një ish-skuadër e tij

3 months ago 10
Reklamë

Romelu Lukaku është rikthyer te Chelsea pas huazimit një vjeçar te Roma.

Sulmuesi belg nuk do të rikthehet më në Olimpico, pasi Roma nuk e ka ndërmend të paguaj 40 milionë e kërkuar nga Chelsea dhe e ardhmja e tij është te Napoli.

Megjithatë vet Lukaku ka thënë se një ditë do të rikthehet te Anderlechti, skuadër që e ka nisur karrierën e tij.

“Ky rikthim në Anderlecht me siguri do të ndodhë, shumë më shpejt se sa mund të mendoni”, tha Romelu Lukaku.

“Më mungon nëna ime, fëmijët e mi, kam lënë vendin tim në tetëmbëdhjetë vjeç dhe do të kthehem”.

“Por tani ka rëndësi vetëm kombëtarja dhe e ardhmja. Ne duhet të mbështesim lojtarët që na japin dhe që kanë bërë një punë të mirë”.

“I kërkoj mediave: Mos hidhni më benzinë ​​zjarrit. Ecim përpara”, tha Lukaku.

Lukaku bëri mirë gjatë periudhës së tij të dytë të huazimit në Itali, duke shënuar 21 gola dhe katër asistime, por raportet e shumta të besueshme këmbëngulin se Chelsea po planifikon të shesë me një çmim të caktuar tashmë. /Telegrafi/

Read Entire Article