Lukashenko e konfirmon, Prigozhin në Rusi dhe jo në Bjellorusi

1 year ago 28
Reklamë

Shefi i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin nuk është në Bjellorusi, ka konfirmuar presidenti Alexander Lukashenko.

Lukashenko tha se udhëheqësi i Grupit Wagner është në Rusi dhe “mund të jetë” në Shën Petersburg ose Moskë, por definitivisht jo në “territorin e Bjellorusisë”. 

Në një marrëveshje për t’i dhënë fund rebelimit, i cili u ndërmjetësua nga z. Lukashenko, Prigozhin kishte rënë dakord të zhvendosej në Bjellorusi. 

Javët e fundit ka pasur shumë spekulime në lidhje me vendndodhjen e tij, me liderin mercenar që nuk u pa në publik që nga rebelimi.  

Top Channel

Read Entire Article