Lukashenko: Përshkallëzimi i SHBA-së e shtyn Rusinë të marrë masa ekstreme

11 months ago 26
Reklamë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka thënë se përshkallëzimi nga ana e Shteteve të Bashkuara po e shtyn Rusinë të përdorë masa ekstreme.

“Nxitja e tensioneve dhe përshkallëzimi do të çojë në një situatë ku ata do të marrin butonin e kuq dhe do ta vendosin në tavolinë,” tha Lukashenko, shkruan Tass.

Sipas Lukashenkos, amerikanët “po i shtyjnë rusët të përdorin armët më të tmerrshme”.
“Volodymyr Zelensky dhe ushtria e tij mund të jenë të armatosur me raketa me rreze të gjatë. Le të jenë edhe ato me rreze veprimi prej 300 kilometrash. Vetëm imagjinoni raketa të fuqishme që godasin 300 kilometra thellë brenda territorit rus. A mendoni se presidenti dhe ushtria ruse do të jenë duke e parë me qetësi këtë?” pyeti Lukashenko.

Read Entire Article