Lulzim Basha: Ia kemi dalë të bindim qeverinë për të nisur punën në komisionin e reformës zgjedhore

9 months ago 19
18:09 15/01/2024

“Falenderoj SHBA, BE-në dhe Britaninë e Madhe që na ndihmuan në këtë drejtim”

Teksa debati dhe lufta parlamentare janë fokusuar tek ngritja e komisioneve hetimore, Lulzim Basha pas seancës së sotme foli për një marrëveshje të dakordësuar me qeverinë për nisjen e shpejtë të punës së komisionit bipartizan të reformës zgjedhore.


Lulzim Basha: Ndërkohë që në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit dëshiroj ti falenderoj ja kemi dalë të hedhim një hap të parë modest sa i takon prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike përmes reformës zgjedhore dhe të paktën për momentin duket se në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, PD si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës ia ka dalë që të bindë palën tjetër për të nisur punën në komisionin bipartizan të reformës zgjedhore.

Pyetje: Kur?

Lulzim Basha: Detajet do të bëhen shumë shpejt publike, por dua të falenderoj SHBA, BE-në dhe Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo vetëm opozitën, PD-në në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe njëherë procesin e reformës zgjedhore. Se kur do të mblidhet komisioni këtë do ta shikoni, por ne insistojmë që puna në komision të jetë publike.

Letra e Gjiknurit dhe Alibeajt drejtuar OSBE-së

Basha nuk mohoi takimin mes Alibeajt dhe Gjiknurit si dhe letrën e dërguar nga ana e të dyve OSBE-së, për asistencë teknike dhe ekspertë në realizimin e reformës zgjedhore.

Pyetje: Nënkryetari juaj ka nënshkruar një letër bashkë me Damian Gjiknurin drejtuar OSBE-së. Janë takuar Alibeaj dhe Gjiknuri, ku dhe kur dhe pse mbahen këto takime sekrete?

Lulzim Basha: Asgjë nuk ka dhe nuk do të ketë sekrete. PD insiston që gjithë debati për reformën zgjedhore të bëhet publik, por është në interes publik që ky debat të mos vonohet më./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article