Lumbardh Dellova pasi fitoi dy çmime nga Telegrafi: Këto dy çmimet janë shumë për mua, faleminderit të gjithëve

10 months ago 16

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova ka thënë se ndihet shumë i lumtur dhe i vlerësuar me dy çmimin e dhuruara nga portali Telegrafi si “Mbrojtësi i vitit 2023” dhe “Më i miri nga lexuesit”, teksa nuk harroi të falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan që ky vit të jetë kaq i suksesshëm.

Redaksia e Sportit në Telegrafi, portalit lider në vend, ka shpallur fituesit e çmimeve për lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës në futboll për vitin 2023.

Dellova ka qenë njëri nga akterët kryesor të ndarjes së çmimeve pasi ka fituar dy çmime në këtë vit.

Reprezentuesi i Kosovës ka fituar çmimin “Mbrojtësi i vitit” dhe “Më i miri nga lexuesit”, çmim i cili dhurohet për herë të dytë këtë vit nga redaksia e sportit në portalin numër një në vend Telegrafi dhe ku Dellova fitoi 21% të votave nga plot 10,290 vota, të cilat zgjodhën edhe fituesin.

Dellova gjatë vitit 2023 ka zhvilluar 41 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar edhe katër gola dhe ka dhuruar një asistim.

Pasi pranoi çmimet, Dellova u deklarua i lumtur me vlerësimin, teksa falënderoi Zotin, familjen, bashkëlojtarët dhe stafin e Ballkanit.

“Dua t’i falënderohem Zotit, familjes, po ashtu edhe gjithë stafit të Ballkanit duke nisur nga presidenti, bashkëlojtarët dhe gjithë ata që më ndihmuan”, ka thënë fillimisht Dellova pas marrjes së çmimeve nga Telegrafi.

“Ky vit ishte mjaft i vështirë, por me ekipin që kishim, besoj që ia arritëm maksimumin, ia arritëm sukseset dhe të gjitha ato rezultate që i deshëm dhe shpresoj që të vazhdojnë mirë e më mirë”.

“Po ashtu edhe këto dy çmimet janë shumë për mua duke i falënderuar gjithë atyre edhe një herë që më ndihmuan dhe shpresoj të vazhdoj çdo vit kështu”, përfundoi mbrojtësi i Ballkanit. /Telegrafi/

Read Entire Article