Lumbardhi e puthë në buzë Santianën – më pas mundohet të qetësojë Kaderin

9 months ago 23

Një nga sfidat më të diskutuara të Big Brother ka qenë puthja mes banorëve, e cila sot u mor në dorë nga dy nga konkurrentët e njohur të shtëpisë, Lumbardhi dhe Santiana.

Si pjesë e sfidës së propozuar nga Vëllai i Madh, çifti vendosi të ndajë një moment intimiteti, duke u shpalosur në një puthje të gjatë në buzë për plot 15 sekonda – koha e caktuar nga sfida.

Dyshja jo vetëm që tregoi një koordinim dhe guxim të madh përballë kamerave dhe shikuesve, por arritën të fitonin edhe shpërblimin prej dy mijë eurosh që ishte vënë në lojë për sfidën e realizuar.

Por ky akt i afërsisë ndërmjet Lumbardhit dhe Santianës nuk shkoi pa krijuar reagime, veçanërisht në mesin e Kaderit, një tjetër banore e shtëpisë, e cila dukej se po e ndiqte ngjarjen nga afër në kuzhinë.

Puthja e Santit dhe Lumit ngjalli të pathëna emocione tek Kaderi, e cila nuk arriti të fshihet nga reaksionet e saj të zbuluara të xhelozisë dhe nervozizmit.

Kjo ngjarje nxori në dritë dinamikat komplekse të marrëdhënieve në shtëpinë e Big Brother, duke sinjalizuar se jo të gjithë momentet e përbashkëta përfundojnë në harmoni dhe se sfidat mund të kthehen në burime tensioni midis banorëve.

Përballja e kësaj situate solli edhe më shumë vëmendje tek sjelljet dhe ndjenjat e konkurrentëve, ku shikuesit u bënë dëshmitarë të një spektakli që depërtoi larg nga thjeshtë një sfidë e thjeshtë e Big Brother. /Telegrafi/

Read Entire Article