“Lumë” gjobash ndaj shoferëve në Tiranë, ndëshkimet më të mëdha për tejkalim shpejtësie

7 months ago 4

Mbi 9 mijë masa administrative janë vendosur gjatë javës nga ana e policia rrugore në Tiranë përgjatë javës që po lëmë pas. Shumica e masave të vendosura janë për tejkalim të shpejtësisë shoqëruar me masa për përdorimin e celularit dhe mos vendosjes së rripit të sigurimit.

Përmbledhja javore:

Veprimet Penale në Fushën e Qarkullimit Rrugor:

  • 🍺 4 persona të arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur (Neni 291).
  • 🚓 4 persona proçeduar për drejtim mjeti pa leje (Neni 291).
  • 🚧 1 person i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor (Neni 290).

🚓 Masat Administrative:

  • 🏴‍☠️ 9,389 masa të vendosura gjatë javës.
  • 🌑 59 masa për xhama të zinj.
  • 💨 605 masa për tejkalim shpejtësie.
  • 🔄 188 masa për parakalim të gabuar.
  • 📱 226 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
  • 🔒 322 masa për mos vendosje rrip sigurimi.
  • 🏍️ 140 masa për mos vendosje kaskë.
  • ⚠️ 411 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
  • 🛑 14 masa për mosrespektim të ndalesës “Stop”.
  • 🚶‍♀️ 34 masa për sjelljen e këmbësorëve.
  • 🅿️ 6,268 masa për qëndrim të gabuar.
  • 🔹 1,515 masa të ndryshme.

🚫 Pezullime dhe Bllokime:

  • 🍺 1 rast për drejtim nën ndikimin e alkolit (Neni 184).
  • 💨 6 raste për shpejtësi të tepruar (Neni 140).
  • 🔹 2 raste për shkelje të tjera.
  • 🚗 8 automjete të bllokuara (3 me targa të huaja, 4 për detyrime të palikuiduara, 1 për mungesë dokumentacioni).

✨ Jemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë rrugore për të gjithë. Ju lutemi, respektoni rregullat e qarkullimit për një shoqëri më të sigurt! ✨

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article