‘Lumë’ golash në Superligën e Femrave

11 months ago 18
Reklamë
21:20 01/10/2023

Spektakël dhe lumë golash prodhuan takimet e javës së parë në Superligën e femrave. Edicioni i 15-të dhuroi emocione të papërshkrueshme për dashamirësit e futbollit të vajzave në vendin tonë, që po njeh zhvillim të jashtëzakonshëm në vitet e fundit.

Plot 40 herë u tund rrjeta në katër duelet, teksa ajo që uli siparin e kësaj jave ishte dueli mes Partizanit dhe Vllaznisë. Kampionët e Shqipërisë nuk toleruan aspak, duke e nisur me fitore 3-0. Megi Doçi ishte sërish protagoniste, duke shënuar dy prej golave, teksa tregoi edhe emocionet.

Për trajnerin e shkodranëve, Nikolin Leka fitorja është domosdoshmëri për Vllazninë. Pavarësisht humbjes, teknikja e Partizanit, Aurora Seranaj u shpreh e kënaqur për lojën e vajzave.

Superliga shqiptare e femrave prej 10 ekipeve kryesohet nga Apolonia, Tirana, Kinostudio dhe Vllaznia, teksa në këtë javë nuk zbritën në fushë skuadrat e Laçit dhe Skënderbeut.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article