Emmanuel Macron tha se nuk e ka ndryshuar numrin e telefonit, por nuk do të flas ‘broçkulla’ me Putinin.
Presidenti francez i është përgjigjur homologut rus, Vladimir Putin, i cili tha ditë më parë se udhëheqësi francezi nuk po i përgjigjet telefonatave të tija.
Macron deklaroi se udhëheqësi rus mund ta telefonojë nëse ka ndonjë “propozim serioz” për paqen në Ukrainë, raporton ap.
“Nëse presidenti Putin ka dëshirë të bisedojë rreth propozimeve serioze për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ndërtuar paqen e qëndrueshme, d.m.th. respektimin e ligjit ndërkombëtar, dhe rrjedhimisht interesave dhe sovranitetit të Ukrainës, unë do ta pranoj telefonatën”, tha Macron në Bruksel në një konferencë për gazetarët pas samitit evropian.
Macron shtoi se Franca do të jetë gjithmonë “një fuqi që do të ndihmojë dhe që nuk do të kursejë përpjekjet e saja për të arritur një rezultat”.
Të enjten, Putin konfirmoi se ishte gjithmonë i gatshëm për të biseduar me homologun francez, por se Macron është ai që ndaloi të gjitha komunikimet me Kremlinin. /Telegrafi/