Macron: Izraeli të mos rrafshojë Gazën, lufta kundër terrorizmit tjetër gje!

10 months ago 6

Lufta kundër terrorizmit nuk duhet të nënkuptojë rrafshimin e Gazës me tokën, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron, duke iu bashkuar zërave ndërkombëtare, të shqetësuar nga reagimi i ashpër ushtarak i izraelit ndaj sulmit brutal të Hamasit në 7 tetor.

“Ne nuk mund ta lejojmë të lëshojë rrënjë idenë se një luftë efikase kundër terrorizmit nënkupton rrafshimin e Gazës, apo goditjen e popullatës civile pa dallim. Izraeli duhet t`i japë fund kësaj përgjigjeje, sepse nuk është e duhura, sepse të gjitha jetët kanë të njëjtën vlerë dhe ne i mbrojmë ato njësoj”, u shpreh Macron.

Shefi e Elizesë e bëri të qartë se e njeh të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten dhe për ta luftuar terrorizmin, por sërish i mëshoi idesë që të mbrohen civilët dhe të vendoset sa më shpejt një armëpushim humanitar. Mbi 1.9 milion banorë të Gazës – apo 85 për qind të popullsisë- janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të strehohen në jug të enklavës.

Qeveria e drejtuar nga Hamasi në Gaza pretendon se numri i viktimave të shënuara atje që prej fillimit të fushatës ushtarake izraelite në territor, ka mbërritur në më shumë se 20 mijë. SHBA-ja njoftoi se negociata serioze po zhvillohen për një pushimzjarri të ri dhe për lirimin e më shumë pengjeve izraelite, megjithatë perspektiva e ndalimit të luftimeve mbetet e paqartë pasi kreu i Hamasit raportohet të ketë refuzuar idenë e një pauze të përkohshme gjatë bisedimeve të zhvilluara në Kajro të mërkurën.

Top Channel

Read Entire Article