Macron shtyn disa orë vizitën në Tiranë

1 year ago 31
19:44 15/10/2023

Shkak sulmi terrorist në shkollat franceze

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka shtyrë për disa orë vizitën e tij në Tiranë.

Macron pritej të mbërrinte në vendin tonë mëngjesin e së hënës, por ai do të jetë i pranishëm në takimin e Procesit të Berlinit vetëm gjatë pasdites së këtij samiti.

Mediat franceze bëjnë me dije se shkak i shtyrjes disa orëshe të pjesëmarrjes së Macronit në Procesin e Berlinit ka të bëjë me sulmin e ndodhur në një nga shkollat franceze ditën e premte ku një mësues francez u vra me thikë nga një ish-nxënës i radikalizuar në Arras.

Ndërkaq, në samitin e Procesit të Berlinit, Macron do të përfaqësohet nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article