“Mafia e Sorosit shpifi”/ Berisha publikon raportin e ‘Home Office’: Tre burimet ku u bazua vendimi për “non grata-n” time në Britani

1 year ago 65
Reklamë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar një raport të Home Office, për të cilin pretendon se tregon të vërtetën e “non gratës” britanike.

Përmes një deklarate për shtyp, Berisha deklaroi se raporti i Ministrisë së Brendshme britanike u krijua bazuar në tre burime për të cilat tha se kanë lidhje me mafian e George Sorosit, si dhe nga deklarata të Lulizm Bashës kundër tij.

“Së pari, çdo shqiptar do të dijë se cilat janë dokumentet ku është bazuar vendimi për shpalljen time non-grata?

Dokumentet e Home Office tregojnë tre burime. Burimi i parë është Fondacioni Shoqëria e Hapur e Sorosit. Burimi i dytë, mediat si BIRN, Balkan Insight, me sponsor super-spekulantin e botës, Soros. Burimi i tretë dhe i fundit janë akuzat e kundërshtarëve të mi politikë, Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha.

Akuzat për lidhjet e mia me krimin e organizuar, që rrezikojnë sigurinë e Britanisë së Madhe. Sot është fillimjave, ndaj le t’i përcjellim me humor. Le të ndalem të fjalët që ka pranuar shprehimisht Home Office, të cilat të shastistin. Këto lidhje vijnë nga burime pa prova.Por  Home Office thotë se këto pranohen nga rasti i Fatjon Dautit, një njeri që nuk e kam takuar kurrë dhe nuk e njoh. Pak më vonë Home Office shprehet se nuk ka qenë në gjendje të provojë se Berisha ka lidhje me Dautin. Janë të pabesueshme, por janë reale.

Sa për dijeni, Fatjon Dauti është një mbështetës i PD dhe më shumë se mbështetës i Lulzim Bashës. Unë nuk e kam takuar kurrë.

Rasti i dytë, Damir Fazlliç. Sipas Home Office, e kam mbrojtur kur kanë dalë fakte për inkriminimin e tij. Burimet janë BIRN, Balkan Insight, Reporter.al të superspekulantit Soros. Fazlliç nuk ka qenë kurrë i inkriminuar në Shqipëri, SHBA apo ndonjë vend tjetër. Ndaj tij në Shqipëri nuk kanë dalë kurrë prova të veprimtarisë inkriminuese gjatë kohës që kam qenë kryeministër apo më vonë.

Pas një hetimi të nisur nga Ina Rama, u gjet se Fazlliç nuk kishte shkelur asnjë ligj. Në një moment, kur po shkonte në aeroport, prokuroria kërkon arrestimin e tij pa lëshuar një urdhër-arrest. Asnjë shtetas nuk mund të arrestohet pa urdhër. Kur prokuroria i kërkoi paraqitjen, ai erdhi dhe prokuroria konkludoi se ai nuk kishte shkelur asnjë ligj.

E treta, lidhja ime me bandat e Elbasanit. Burimi, Lulzim Basha. Edhe në këtë rast, ambasadori King-Smith ka përcjellë një shpifje të ish-kryetarit të PD. Ai në nëntor 2022 deklaroi se Berisha po mbledh firmat për mbledhjen e Kuvendit KOmbëtar me ndihmën e Suel Çelës. Unë iu përgjigja, por korrupsioni të bën të vuash nga humbja e memories.

Berisha ka denoncuar bandat e Elbasanit dhe të çdo qyteti me emra dhe lidhjet e tyre zyrtare, miq të ambasadorit, më shumë se të gjithë politikanët shqiptarë së bashku.

Ambasadori britanik mjafton të kishte hapur dosjet e qeverisë së tij dhe do të kuptonte se çfarë marrëzie ka shkruar. Do të duhej të lexonte dosjen e bashkëpunimit të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve gjatë qeverisjes së PD, një bashkëpunim i vlerësuar lart”- tha Berisha.

Kreu i Rithemelimit sqaroi se avokatët e tij arritën të siguronin faktet mbi të cilat është bazuar vendimi i Home Office, në momentin kur ai vendosi të ndiqte procedurat ligjore për paditjen e King-Smith për shpifje.

Berisha tha se para se të shkonte në gjykatë duhet të paraqiste një kërkesë me shkrim në komisionin administrativ, që funksionon mbi parimet e një gjykate dhe ishte pikërisht ky komision iu ka dorëzuar avokatëve të tij këto fakte, burime dhe prova. Sipas ish-kryeministrit, raporti i transparencës tregon qartë se ambasadori britanik ka gënjyer qeverinë e tij.

Pas këtij vendimi që e shpalli Edi Rama në parlament, deklarova se ky vendim bazohet në shpifje dhe trillime, që kanë në bazë korrupsionin transnacional. Njësoj si në rastin e sekretarit Blinken, vendosa të padis ambasadorin King-Smith dhe titullarin pa emër që kishte firmosur letrën.

Mirëpo sipas ligjeve britanike, përpara se të shkoja në gjykatë dhe të paraqitja padinë time për shpifje, duhet të paraqisja një kërkesë me shkrim në komisionin administrativ, që funksionon mbi parimet e një gjykate. Ky komision iu ka dorëzuar avokatëve të mi, faktet, burimet dhe provat mbi të cilat është bazuar vendimi.

Prandaj unë në këtë raport kam paraqitur të gjitha këto dokumenta. Këtë raport do e quaj raportin e transparencës. Për fat të keq nuk mund ta bëj këtë për vendimin e DASH, pasi dy vite pasi është marrë ky vendim, DASH nuk ka paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument, përfshi këtu kongresmenë amerikanë dhe media të rëndësishme të SHBA”- u shpreh Berisha.

Top Channel

Read Entire Article