Mafia shqiptare e përfshirë në vdekjen e bosit të kamionëve në Australi

1 year ago 26

Zyrtarët australianë të zbatimit të ligjit po hetojnë nëse figurat e mafias shqiptare janë të përfshirë në vdekjen e bosit të kamionëve Troy Kellett, i cili ra nga një pirg me kontejnerë transporti në një kantier transporti në Adelaide. 

Gazeta australiane “The Sydney Morning Herald” shkruan se policia po heton nëse Kellett mund të jetë punësuar apo detyruar për të ndihmuar një celulë mafioze shqiptare që kërkon të importojë lëndë narkotike në Australi.

Incidenti vjen pasi agjencitë shtetërore dhe federale po merren me një fluks importesh droge të lidhura me mafian shqiptare.

Nga hetimet për vdekjen e 43-vjeçarit policia zbuloi se Kellett kishte shitur biznesin e tij njerëzve të lidhur me bandën për 10 milionë dollar pak orë para se të vdiste.

” Ai u bë një multimilioner të premten dhe vdiq të dielën, ” tha vëllai i Kellet.

Ndërkohë një mik i Kellett raportoi se ai kishte marrë një telefonatë urgjente për një kontejner transporti që do të transportohej nga Adelaide në Melburn. Policia fillimisht besoi se vdekja e zotit Kellett ishte një aksident, por dyshimet dolën pasi  hetoi pse ai ishte në majë të kontejnerëve natën vonë.

Hipoteza jonë është se Kellett po përpiqej të gjente një kontejner transporti të mbushur me drogë kur u ndal dhe ra në errësirë,” i tha një burim Adelaide Advertiser.

Ne besojmë se droga kishte për qëllim të kthehej në Melburn me Kellett.

Dy burra u arrestuan në vendngjarje, ndërsa policia më vonë gjeti një armë të paregjistruar në një nga shtëpitë e tyre.

Gjithashtu u raportua se Kellett kishte marrë 10 milionë dollarë në llogarinë e tij bankare vetëm 48 orë para rënies fatale.

Paratë, miliona dollarë, ishin në llogarinë e tij. Ne nuk e kemi idenë pse ai ishte atje atë natë. Pse ishte atje, kjo është pyetja miliona dollarëshe”, tha një zëdhënës i policisë.

Një mik i zotit Kellett raportoi se ai kishte marrë një telefonatë urgjente për një kontejner transporti që do të transportohej nga Adelaide në Melburn.

Megjithatë, ai tha se ishte e pazakontë që zoti Kellett ta bënte vetë punën, sepse ai nuk ka dhjetëra shoferë që mund ta kishin bërë atë.

Top Channel

Read Entire Article