Majko flet për privatizimin e klubit Partizani: Si ministër i Mbrojtjes e kundërshtova, por gojarisht

11 months ago 8
15:19 31/10/2023

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, reagon për herë të parë lidhur me akuzat se procesi i privatizimit të ish-kompleksit Partizani, nisi gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, kur kryeministër ishte Fatos Nano.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se ka kundërshtuar privatizimin e klubit “Partizani”, por këtë e ka bërë gojarisht dhe jo me shkresë.

“E vërteta është se kam kundërshtuar (jo me shkresë), që të angazhohesha për privatizimin e Klubit “Partizani”. Veç arsyeve të tjera (doja që Klubi të ishte në pronësinë e ministrisë përgjegjëse për sportet), gojarisht kam komunikuar me kolegët, se nuk mund të bëhej një akt i tillë pasi Partia Socialiste sapo kishte humbur zgjedhjet politike të vitit 2005. Ishim në një fazë tranzicioni, të ndryshim qeverisjes. Para zgjedhjeve, si ministër i mbrojtjes, kisha nxjerrë një urdhër që ndalonte çdo akt apo kontratë të rëndësishme të përmbyllej në atë periudhë zgjedhjesh politike.”

Majko shprehet se pavarësisht kundërshtimit të tij, procesi i nisur nga qeveria socialiste nuk vinte në diskutim ekzistencën e Klubit “Partizani”, por kalimin e menaxhimit tek sponsori i Klubit.”

“Mirëkuptoj çdo lapsus, por në çdo rast dëshiroj të sqaroj, se pavarësisht kundërshtimit tim, procesi (në tentativë) i nisur në qeverisjen socialiste nuk vinte në diskutim ekzistencën e Klubit “Partizani” por kalimin e menaxhimit tek sponsori i Klubit! Ky Klub kishte peshën e Juventusit apo Realit të Madridit në historinë e futbollit shqiptar! Ai ishte pjesë e kujtesës kolektive që na bën këta që jemi!”

Për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, me ndodhet në arrest në burg Jamarmbër Malltezi. Masë më të lehtë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit ka edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article